14:56 / 11.05.2022
Më 12 maj, homazhe për ish-boksierin Xhevdet Peci nga ora 9:00-12:00
Jeton Musliu / RTKlive
Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, njofton se nesër (12 maj 2022), në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, do të bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij.
Homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.
Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës.
Gjithashtu, nesër, ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Ish boksieri Peci vdiq ditë më parë.























