Ky është klubi spanjoll që ëndërron Pochettino-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Mauricio Pochettino dhe Paris Saint-Germain duket se do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni.
Sipas medieve të huaja, 50-vjeçari mund ta mbyll aventurën në Paris gjatë kësaj verë. Pochettino me kampionët në fuqi të Francës, ka kontratë deri në vitin 2023, por largimi i tekniku argjentinas mund të ndodh në fund të këtij sezoni.
Zinedine Zidane është emri më i mundshëm për të marrë drejtimin e klubit nga ‘Parku i Princave’.
Derisa krerët e PSG-së ende zyrtarisht nuk kanë vendosur për të ardhmen e Pochettino, një klub i njohur spanjoll, thuhet se dëshiron që ta ketë në krye të skuadrës strategun argjentinas.
“L'Equipe” shkruan se Athletic Bilbao ëndërron Pochettinon, i cili mund të jetë pasues i Marcelino-s, këtij të fundit gjatë kësaj verë, i skadon kontrata.
Krerët e Bilbaos mësohet se shumë shpejtë do të takohet me Pochettinon.























