Maqedonia e Veriut do ta ftojë Kosovën e Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”
BKT
Foto: REL
Lajmi i Fundit

Maqedonia e Veriut do ta ftojë Kosovën e Malin e Zi në “Ballkanin e Hapur”

Besnik Iseni / RTK/ Shkup

Maqedonia e Veriut do t`i ftojë edhe kryeministrat e Kosovës dhe Malit të Zi,Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq,në Samitin e radhës të "Ballkanit të Hapur" që është planifikuar të mbahet në qershor të këtij viti,në qytetin e Ohrit.

Ata do të jenë të ftuar ,krahas kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb,Aleksander Vuçiq,konfirmoi për RTK-në ,zëdhënësi i Qeverisë në Shkup,Muhamet Hoxha.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut  gjithashtu ka mirëpritur qëndrimin e kryeministrit të Malit të Zi ,Dritan Abazoviq, i cili ka deklaruar se" Ballkani i Hapur" sjellë vetëm përfitime për popujt e Ballkanit Perëndimor,që synimin e përbashkët kanë integrimin në Bashkimin Evropian.

Republika e Kosovës deri më tani është shprehur kundër nismës Ballkani i Hapur.

Kryeministri Albin Kurti,gjatë vizitës së fundit në Shkup deklaroi se "Kosova mbështet procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal që ndodhet brenda BE-së ,ndaj nuk mbështet iniciativa të tjera paralele".


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit