17:21 / 11.05.2022
Chelsea rivalizon United për Nkunku
Chelsea ka hyrë në garë për të nënshkruar me sulmuesin e RB Leipzig, Christopher Nkunku.
"Sky Germany" raporton se Thomas Tuchel është i interesuar të sjellë Nkunkun në Stamford Bridge, edhe pse sulmuesi francez është lidhur me një kalim te Manchester United.
Nkunku ka bërë një sezon fantastik në Leipzig, me 34 gola në të gjitha garat duke ndihmuar klubin në gjysmëfinale të Europa League dhe vendin e katërt në ligën gjermane.























