17:27 / 11.05.2022
Kosova e Norvegjia flasin mbi rritjen e bashkëpunimit në mbrojtje e siguri
RTKlive
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Norvegjia, i kryesuar nga Kjersti C Klaeboe, drejtoreshë e përgjithshme e Departamentit të Politikës së Personelit, Kompetencës, Integritetit dhe Shërbimeve të Përbashkëta Ligjore të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në fushën e edukimit dhe arsimimit, si dhe arritjen e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit në mes të ministrive të mbrojtjes të të dy vendeve.























