Aubameyang shpreson në qëndrimin e Dembele te Barça
BKT
Sport

Aubameyang shpreson në qëndrimin e Dembele te Barça

Pierre-Emerick Aubameyang po shpreson që Ousmane Dembele do të nënshkruajë një marrëveshje të re për të qëndruar te Barcelona.

“Ai është vëllai im i vogël”, tha Aubameyang për Movistar+. “Ne kemi qenë bashkë për një kohë të gjatë, që nga dita e parë që ai mbërriti në Dortmund. Ai po kalon shumë mirë tani dhe jam shumë i lumtur për të. Shpresoj me gjithë zemër që ai të qëndrojë".

Dembele është në javët e fundit të kontratës së tij dhe është raportuar se mund të kalojë te një klub tjetër si lojtar i lirë.