17:47 / 11.05.2022
Takohen dy drejtorët e policive nga Kosova dhe Franca
Në konferencën rajonale të shefave të policive e cila po mbahet në Zagreb të Kroacisë, po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti. Në kuadër të kësaj konference, drejtori Mehmeti ka realizuar një takim bilateral me drejtorin e përgjithshëm të Policisë Nacionale të Francës Frédéric VEAUX, me të cilin diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes të përbashkët.























