Ekskluzive: Gjeneral Rrahim Ademi sonte në RTK, rrëfen për të pathënat
Jeton Musliu / RTKlive
Gjenerali i njohur i luftës në Kroaci, shqiptari Rrahim Ademi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTK-në.
Ai ka treguar për historinë e tij ushtarake, burgosjen nga regjimi i Serbisë, përballjen në frontet e luftës me kriminelin Ratko Mlladiq e deri tek akuzat nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Në intervistën me gazetarin Bashkim Vishaj, që do të transmetohet sonte në RTK1 në kuadër të emisionin “RTK PRIME” me fillim në orën 20:15, Ademi tregon edhe gjëra që nuk i ka thënë më parë.
Kështu, për herë të parë ai ka treguar se perse nuk erdhi në luftën e Kosovës për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithashtu, ai do të tregojë se çfarë kishte ndodhur në një takim ku ishte diskutuar mundësia që ai të bëhet pjesë e luftës.























