Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë zyrtare në Lituani
BKT
Lajme

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë zyrtare në Lituani

Naser Mekolli /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të presidentit  Gitanas Nausėda. Gjatë kësaj vizite Osmani do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror, ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.

“Presidentja do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nausėda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, njofton zyra për informim e presidentes.

Presidentja gjithashtu do të takojë kryeministren e vendit, Ingrida Šimonytė si dhe kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

“E shoqëruar nga Ministrja e Brendshme Agnė Bilotaitė, Presidentja Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë”, thuhet në këtë njoftim.


MË SHUME NGA Lajme