Video- Rrahim Ademi: Atdheun e dua me zemër
BKT
Lajme

Video- Rrahim Ademi: Atdheun e dua me zemër

Muharrem Miftari/RTKLive

Unë nuk isha i interesuar për komandë, le të jetë dikush tjetër. Unë isha i interesuar për punë, unë ua bëj planifikimin e luftës.

Kështu tha mes tjerash, gjenerali i ushtrisë kroate me origjinë nga Kosova, Rrahim Ademi, në intervistën ekskluzive në “RTK Prime, në RTK.

Ai, ndër të tjera foli edhe për aktakuzën e ngritur sa ishte në Armatën Popullore të Jugosllavisë,ku në atë aktakuzë përfshinte veprimtarinë e tij ilegale që nga viti 1972 deri më 1986, me qëllimin kryesor që Kosova të bëhet Republikë, me synimin final t’i bashkohet Shqipërisë.

Gjeneral Ademi foli edhe për  ballafaqimin me kriminelin serb, gjeneralin  Ratko Mlladiq, në betejën e Shibenikut, ku ky i fundit kishte dalë humbës.

Veç kësaj, gjeneral Ademi foli edhe për Gjykatën e Hagës, ku ishte i dyshuar për krime lufte në Kroaci.

“Sa isha në Hagë, ata i kanë parë dokumentet se isha i pafajshëm. Si ushtarak profesionist iu kam përmbajtur rregullave të luftës dhe lëndën time ia kanë kthyer Kroacisë”, theksoi gjeneral Ademi.

Ndërsa lidhur me angazhimin e tij në UÇK, gjeneral Ademi sqaroi se ai nuk ishte i interesuar për poste ushtarake, të jetë komandant, por ta bëjë planifikimin e luftës.

“Unë u thash që nuk jam i interesuar për komandë, le të jetë dikush tjetër. Unë jam i interesuar për punë, unë ua bëj planifikimin e luftës”, deklaroi mes tjerash, gjeneral Ademi.

Së këndejmi, gjeneral Ademi tregoi edhe për bisedat që ka pasur me gjeneral Agim Çekun, pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, me të cilin kishte biseduar për situatën në vend.

“E thirra Agim Çekun pas hyrjes së NATO-s i thashë: O Agim Çeku po ku je? Më tha: Në Kleçkë. I thashë: Ça po bën në Kleçkë, po merre komandën e dil nga Zveçani e bëj sene taktike”.

Ai vlerësoi se sot e asaj dite Kosova do të ishte e kompletuar, nëse dikush t’ishte dalë nga Zveçani.

“Ai deri dje ka qenë ndër mua, e tash të më komandojë mua?!. Kurrë nuk ma kanë ofruar komandën e UÇK-së”.

Ai më tej shtoi se atdheun e dua me zemër.

Për më tepër ndiqeni videon më poshtë:


MË SHUME NGA Lajme