22:32 / 11.05.2022
Scholz: Prania e Zelensky në samitin e G20 një shenjë e rëndësishme
RTKlive
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të marrë pjesë në samitin e G20, në Indonezi. “Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme e seriozitetit me të cilin ekonomitë më të mëdha në botë po e marrin luftën në Ukrainë”, tha kancelari Scholz pas bisedimeve me presidentin argjentinas Alberto Fernandez në Berlin.























