23:10 / 11.05.2022
Merret vendimi, patentat e Shqipërisë njihen edhe në Arabinë Saudite
RTSH
Patentat shqiptare do të njihen në Arabinë Saudite dhe anasjelltas. Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e arritur me Arabinë Saudite, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Kujtojmë se Shqipëria ka lidhur marrëveshje për njohjen e patentave edhe me Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë dhe Emiratet. Po ashtu, nga 1 qershori, patentat shqiptare do të njihen edhe në Gjermani.























