23:47 / 11.05.2022
Inter e fiton Kupën e Italisë
Interi ka mposhtur Juventusin në finalen e madhe të Kupës së Italisë.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:4.
Barella i dha epërsinë e hershme Interit që në minutën e shtatë dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, por e dyta filloi furishëm nga ana e Juventusit që realizoi dy gola në minutat 50’ dhe 52’ dhe realizues ishin Sandro dhe Vlahovic, por barazimin 2-2 Interit ia siguroi Hakan Clahanoglu me golin e tij të realizuar nga penalltia në minutën e 78’.
Ndeshja shkoi pastaj në vazhdime, ku Interi u tregua më i fortë.
Ivan Perisiq riktheu epërsinë e Interit në minutën e 98-të duke shënuar nga penalltia, kurse katër minuta më vonë, sërish Perisiq shënoi për 2:4.























