​Ngjarjet e datës 12 maj
BKT
Lajme

​Ngjarjet e datës 12 maj

​Ngjarjet e datës 12 maj 2022.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, do të ndjek nga afër rrjedhën e grevës njëorëshe (Shkolla “Asim Vokshi”, ora 08:15)

Punëtorët e KEDS/KESCO vazhdojnë grevën me kërkesë ngritjen e pagave për 100 euro. (Para ndërtesës së KEDS/KESCO në Prishtinë, ora 08:30)

Ish-deputetja Teuta Hadri vijon dëshminë e saj në rastin e Salih Mustafës (ZPS, ora 09:00)

Mbahen homazhe në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 9:30)

Programi i USAID-it After School Support for Teens (Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt) organizon një takim për te diskutuar qëndrueshmërin e aktiviteteve të cilat ndihmojnë sforcimin e shkathtësive të buta tek nxënësit e shkollave të mesme (Ora 09:30)

Me rastin e 12 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë organizon tryezës me moton: “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejat për sigurimin e shëndetit global” (Ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani (Varrezat e Dëshmorëve, Velani, ora 10:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2021/22 (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 11:00)

Major Ivan Nastenko, udhëheqës i forcave të Ukrainës në kuadër të KFOR-it, mban një ligjëratë me intelektualë, mësimdhënës dhe studentë (Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, ora 11:00)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF) lanson Programin për Angazhim Qytetar (Kinema “Lumbardhi” në Prizren, ora 12:30)

I jepet lamtumira ish-boksierit Xhevdet Peci (Varrezat në fshatin Zhazhë të Mitrovicës, ora 16:30)

Mbahet akademi përkujtimore për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci (Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ora 19:30)

AKKV "Shota" dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Republikës së Shqipërisë mbajnë koncert dedikuar Nexhmije Pagarushës (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00) 


MË SHUME NGA Lajme