Paraditen e sotme, Kosova pritet të aplikojë për anëtarësim në KE
BKT
Foto: CoE
Lajmi i Fundit

Paraditen e sotme, Kosova pritet të aplikojë për anëtarësim në KE

Jeton Musliu / RTKlive

Burime të RTK-së nga Qeveria kanë treguar se Kosova pritet të aplikojë sot për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kërkesën për aplikim në Strasburg pritet ta dorëzojë ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, e cila gjithashtu dje përfaqësoi Kosovën në takimin e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor.

Në këtë takim të një darke joformale, të organizuar nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, morën pjesë edhe presidentët e kryeministrat e Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnje e Hercegovinës.

Kosova u përfaqësua nga Gërvalla e cila është edhe zëvendëskryeministre, për shkak se presidentja Osmani tashmë ndodhet në Letoni në vizitë zyrtare e kryeministri Kurti në SHBA.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit