10:20 / 12.05.2022
Ambasadori gjerman: Në Kosovë 15 % e popullsisë flasin gjuhën gjermane
Afet BELA/ RTKlive
Ambasadat e Gjermanisë në Prishtinë, Austrisë dhe Zvicrës kanë organizuar së bashku me partnerë të tjerë Ditët e Gjuhës Gjermane në Kosovë.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde tha se tani në botë flasin rreth 100 milionë njerëz flasin gjuhën gjermane.
“Gjuha gjermane flitet përveç në Evropë edhe në vendet e tjera, ndërsa shquhet në Kosovë dhe sipas shifrave gjuhën gjermane në Kosovë e flasin 15 % e popullsisë”, tha diplomati gjerman në një intervistë për RTK.























