10:41 / 12.05.2022
Babë e djalë theren me thikë në Prishtinë
Emine Hoti /RTKlive
Policia njofton se dy persona (babë dhe djalë) janë therur me thikë të mërkurën në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në njoftim thuhet se deri rasti kishte ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona tjerë.
“Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona”, thuhet në njoftim.























