Dublin: Gerrard ka nevojë për të paktën pesë përforcime
BKT
Sport

Dublin: Gerrard ka nevojë për të paktën pesë përforcime

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ish-mbrojtësi i Aston Villas, Dion Dublin, mendon se Steven Gerrard ka nevojë për të paktën pesë transferime për të ‘luftuar’ për në vend që çon në kupat evropiane.

Aston Villa në ndeshjen e fundit u mund nga Liverpooli, me rezultat 2-1 në kuadër të Premier League-s.

Dublin duke folur për mediet angleze, tha se Gerrard ka nevojë për përforcime. Sipas Dublin, Philippe Coutinho duhet patjetër të qëndrojë në skuadrën e Aston Villa-s.

“Unë mendoj se Steven Gerrard ka nevojë për disa transferimi për të ndërtuar një skuadër të mirë”, tha Dublin.

 “Mendoj se Philippe Coutinho duhet të qëndrojë në klub. Duhen 3, 4 apo 5 lojtarë që Evertoni të ‘lufton’ për një vend në Evropë, aty ku Aston Villa duhet të jetë”, përfundoi Dublin.