Sot nata e dytë e gjysmëfinalës së “Eurovision 2022”
Kulturë

Sot nata e dytë e gjysmëfinalës së “Eurovision 2022”

Shqipe Gashi/RTKlive

Sonte është gjysmëfinalja e dytë e përzgjedhjes së këngëve në “Eurovision 2022”, ku do të performohen këngët konkurruese që do të keni mundësi ti ndiqni në RTK.

Faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram ka publikuar listen e plotë të vendeve që do të dalin sonte në skenën madhështore të Eurovisionit.

Finalja e Eurovisionit do të mbahet më 14 maj, në Torino të Italisë atë mund ta ndiqni live në RTK.

Nata e parë e gjysmëfinalës edicionit 66 të këngës së Evrovisionit në finale shkuan Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda.

Kujtojmë se, Ronela Hajati këtë vit perfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”, por nuk arriti të kualifikohet në finale e madhe .