De Jong drejt Premier Leagues, e do ky klub i madh
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Manchester United është i interesuar që të transferojë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Katalonasit tashmë janë hedhur në sulm për transferimet e afatit kalimtar të kësaj verë. Fernike de Jong, është një nga objektivat e ‘Djajve të Kuq’.
Gazetari spanjoll Gerard Romero raporton se Barcelona duhet t’i shesë disa lojtarë për shkak gjendjes ekonomike në klub.
Mesfushori holandez duket se është në mesin e lojtarëve që skuadra ‘blaugrana’ do t’i shesë gjatë kësaj verë.
De Jong, i cili nuk arriti të bëhet një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Xavi Hernandez, duket se sezonin e ardhshëm do të bëhet me klub të ri.
Trajneri i ri i Unitedit, Erik ten Hag thuhet se pëlqen mesfushorin holandez, të cilin synon ta ketë në ekip për aventurën e tij të parë në klubin anglez.
Siç raportohet, transferimi i mundshëm i De Jong në ‘Old Trafford’ do të kap shifrën deri në 70 milionë funte.























