Krasniqi: Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në KE, hap i duhur
BKT
Foto: RTKLive
Lajmi i Fundit

Krasniqi: Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në KE, hap i duhur

Valbona Thaçi/RTKLive

Kosova ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Memli Krasniqi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, e ka përshëndetur nismën dhe ka thënë se do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces.

Sipas tij, aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë.

“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë”, ka shtuar ai.

Tutje Krasniqi tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar në parim nismën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kujtojmë se votimi për pranimin e Kosovës nuk do zhvillohet para pranverës së vitit 2023.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit