Një i vdekur në një vetaksident në Gjilan
BKT
Foto: Ilustrim
Lajmi i Fundit

Një i vdekur në një vetaksident në Gjilan

Emine Hoti /RTKlive

Një person ka vdekur të enjten si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në rrugën Stanishor-Novobërdë.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi drejtuesi, duke mos përshtatur shpejtësinë ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur, ka njoftuar Policia rajonale e Gjilanit.

Sipas njoftimit të policisë, viktima me inicialet A.M., është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në njoftim.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit