Kurti: Anëtarësimi në KE, vlerë e shtuar dhe mundësi e re për Kosovën
BKT
Foto: RTKLive
Lajmi i Fundit

Kurti: Anëtarësimi në KE, vlerë e shtuar dhe mundësi e re për Kosovën

Valbona Thaçi/RTKLive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës “është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook,ka thënë se në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim.

“Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj”, ka shkruar Kurti.

Ai thotë se liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit