Abdixhiku kërkon mbështetjen e EPP-së për anëtarësimin e Kosovës në KE
BKT
Lajmi i Fundit

Abdixhiku kërkon mbështetjen e EPP-së për anëtarësimin e Kosovës në KE

F.Sertolli / RTKlive.com

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është drejtuar me një letër Donald Tusk, Presidentit të Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe LDK-ja, me anë të kësaj letre ai, ka kërkuar nga Tusk për mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“ Abdixhiku gjithashtu ka ofruar mbështetjen e plotë të LDK-së gjatë gjithë këtij procesi dhe është zotuar se do t’i shfrytëzojë të gjitha kanalet komunikuese në këtë drejtim”, thuhet në një njoftim nga LDK-ja.

Ndryshe, në fund të muajit maj, EPP mban kongresin e radhës në Rotterdam ku do të marrin pjesë liderë të ndryshëm, me ç’rast kryetari Abdixhiku në fjalën e tij gjatë kongresit do të kërkoj nga të gjitha shtetet anëtare mbështetje në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit