Një muaj paraburgim për mjekun Arsim Gashi
BKT
Foto: RTK
Lajmi i Fundit

Një muaj paraburgim për mjekun Arsim Gashi

Kimete Kasumi/RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm Penal - ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A. G. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” nga neni 402, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

"Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A. G. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji" .

Të pandehurit A. G. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187, par. 1 nënpar. 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3, lidhur me nenin 188, 189, 190 të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës", thuhet në komunikaten për medie.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit