22:25 / 12.05.2022
Senati amerikan mbështet fuqishëm anëtarësimin e Finlandës në NATO
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Bob Menendez, kryetar demokrat i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, si dhe Jim Risch, një republikan i rangut të lartë, shprehin mbështetje për pranimin e Finlandës si anëtare e NATO-s.
Senati duhet të miratojë anëtarët e rinj të NATO-s. Sipas Menendez, Shtetet e Bashkuara tashmë po punojnë për të siguruar që Finlanda dhe Suedia të bëjnë një tranzicion të qetë në NATO.
Risch deklaroi se njoftimi i Finlandës ishte një hap i madh për të ardhmen e sigurisë transatlantike. Risch thotë se është i përkushtuar të mbështesë vendimin e Finlandës për anëtarësim në NATO.























