Policia kap cisternë me naftë të papërpunuar dhe mallra kontrabandë
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Lajmi i Fundit

Policia kap cisternë me naftë të papërpunuar dhe mallra kontrabandë

Kimete Kasumi / RTKlive

Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale “Veriu”, në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, me datën 12.05.2022, në fshatin Kovaçë komuna e Zubin Potokut, kanë hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, e ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar.

Gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973 në një fshat të Zubin Potokut.

Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës   dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.

Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi ipllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori iSerbisë në Republikën e Kosovës.  

Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij janë inicuar restet për “Kontrabandim me mallra” 

Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit