“Eurovision 2022” kompleton finalistët
Foto: Eurovision.tv
Kulturë

“Eurovision 2022” kompleton finalistët

Kimete Kasumi/ RTKlive

Ka përfunduar nata e dytë e gjysmëfinales e festivalit evropian “Eurovision Song Contest 2022” në Torino të Italisë.

Si në vitet e kaluara, edhe këtë herë festivalin keni pasur mundësi ta ndiqni në Radio Televizionin e Kosovës.

Në natën e dytë gjysmëfinale u ngjitën në skenë 18 këngëtarë dhe grupe që përfaqësojnë po kaq vende.

Shtetet që janë kualifikuar për në finalen e “Eurovision 2022” janë: Belgjika, Çekia, Azerbajxhani, Polonia, Finlanda, Estonia, Australia, Suedia, Rumania dhe Serbia.

Në natën e parë shtetet që janë kualifikuar për në finalen e “Eurovision 2022” janë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda. Mirëpo, Shqipëria nuk arriti ta prekë këtë vit finalen me Ronela Hajatin.

Grupit të shteteve finaliste iu bashkohen edhe gjashtë shtete të tjera që kualifikohen automatikisht.

Kurse nata finale do të mbahet të shtunën më 14 maj.

Ashtu si dy netët e parë edhe finalja do të prezantohet nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.