Dialogu Kosovë-Serbi, apo tregimi që nuk mbaron
Foto: biepag.eu
Në Fokus

Dialogu Kosovë-Serbi, apo tregimi që nuk mbaron

Jeton Musliu / RTKlive

Ka më shumë se dhjetë vjet që ka nisur dialogu Kosovë-Serbi dhe përveç disa marrëveshjeve teknike, pjesa dërmuese e tyre të parealizuara, pjesa tjetër ka mbetur vetëm rrëfim. Protagonistët e këtij procesi kanë ndryshuar ndër vite, në Serbi më rrallë e në Kosovë më shpesh, por ajo që ka mbetur gjithmonë e njëjtë është mos rezultati në këtë proces. Edhe këtë të premte në Bruksel është parashikuar takimi i dy kryenegociatorëve, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga Kosova e Petar Petkoviq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Ky takim mbahet nën hijen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, veprim që Serbia ka thënë se do ta kundërshtojë. Në rast se Bislimi e Petkoviq merren vesh për diçka, atëherë mund të ketë takim tjetër mes kryeministrit Kurti e presidentit Vuciq. Në të kundërtën, rrëfimi vazhdon.