VIDEO-Limani: Gjuha shqipe në Harvard arritje për shqiptarët
Foto RTK
Lajme

VIDEO-Limani: Gjuha shqipe në Harvard arritje për shqiptarët

Afet BELA/ RTKlive

Gjuha shqipe nga tani e tutje do të mund të mësohet në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët që janë të interesuar në tre nivelet e studimeve, BA, MA dhe PhD.

Administratori në Departamentin e Linguistikës në Universitetin e Harvardit, Faton Limani, tha se futja e e lëndës së gjuhës shqipe në  Harvard është një arritje.

“Ka pasur kërkesë për ta futur si lëndë nga disa studentë, ne pastaj bëmë biseda dhe arritëm në finale dhe tani shqipja është me zgjedhje. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare, njohuri bazike dhe niveli i avancuar në Departamentin e Letërsisë Krahasuese, kjo arritje është realizuar në bashkëpunim me bashkëkombësen dhe kolegen Eva Stathi-Misho”, tha Limani sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij kjo ka pasur hamendje se kush do ta ligjërojë këtë lëndë, por në fund është arritur zgjidhje dhe nuk do të ketë asnjë problem për gjuhën shqipe.

Limani bëri me dije se kjo lëndë do të jetë brenda Departamentin e Letërsisë Krahasuese. “Të gjithë studentët do të kenë mundësi të zgjedhin këtë lëndë, pra studentët e Harvardit e të gjitha niveleve të studimeve”, tha ai.

Për çdo semestër Gjuha shqipe do të jetë aktive, sipas Limanit varet nëse do të ketë studentë të interesuar.

“Në nivelin BA tani janë 11 studentë shqiptarë, 8 janë shqiptaro amerikan, ndërsa 3 janë nga trojet shqiptare, në nivelet e tjera janë edhe më shumë. Për fillim është shumë mirë që e kemi futur këtë lëndë, kërkesa ka ardhur nga studentët shqiptaro-amerikan”, tha ai.