Lajçak takoi Petkoviqin, në orën 11:00 takon Bislimin (E plotësuar)
BKT
Foto: ata.gov.al
Lajmi i Fundit

Lajçak takoi Petkoviqin, në orën 11:00 takon Bislimin (E plotësuar)

Gjeraqina Tuhina/RTK/Bruksel

Nga ora 11:00, sot pritet shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, të takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel. Tema mes dy palëve negociuese do të jetë për targat, energjinë dhe personat e zhdukur.

Ora 10:56

Sot takimi i radhës i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës i kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut, për të mëtuar sërish përfarimin e qëndrimeve për çështjet rreth të cilave konsiderohet se marrëveshja mund te jetë e mundshme.

I dërguari I veçantë për dialog, Mirolsav Lajçak do takoj ndaras kryenegociatorin Kosovar Besnik Bislimin si dhe atë serb Petar Petkoviq, ndërsa më vonë gjatë ditës është paraparë të mbahet edhe i ashtuquajturi  takimi trepalësh, kur marrin pjesë të gjithë.

Energjetika, çështja e të pagjeturve si dhe targat e automjeteve janë tema të parapara në rend të ditës.

Paralelisht, pritet të shikohen mundësitë nëse është i realizueshëm organizimi I takimit të rardhës në nivelin më të lartë politik, në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Këta të dy u takuan herën e fundit, më 4 maj në Berlin me iniciativë të kancelarit gjerman Olaf Scholtz me idenë që të bien dakord  për takimin e ardhshëm në Bruksel. Megjithatë takimi I Berlinit nuk prodhoi rezultate dhe nga ai nuk doli asnjë konfirmim se takimi i radhës në Bruksel është i mundshëm.

Si gjithëherë, atmosfera që do dominojë në takimin në mes të kryenegociatorëve mund të përcaktojë neës ka arsye që të organizohet takimi i radhës i liderëve.

 

Miroslav Lajçak disa herë ka nënvizuar se takimin ne mës të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq do e thërret vetëm kur të ketë arsye të besohet se ata do të pajtohen për ndonjë çështje.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit