Vettingu në drejtësi, sjell delegacionin e Venecias në Kosovë
Valbona Thaçi/RTKLive
GLPS dhe Komisioni për Legjislacion, mbajtën tryezë diskutimi me temën “Në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept Dokumentin për Vetting”.
Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Komisioni i Venecias duhet të jetë në dijeni se si është konceptuar, ky koncept dokumenti për vettingun.
Haxhiu shtoi se duhet qenë të unifikuar ndaj reformës në drejtësi, sepse raporti i fundit për Kosovën është konsideruar si masë e fundit.
Tutje, Haxhiu se Vettingu do të jetë i pavarur dhe do të monitorohet nga partnerë ndërkombëtarë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo njoftoi se me datat 18-19-20 maj një delegacion i Venecias, do të vijë në Kosovë dhe do të takohen me të gjitha institucionet relevante.
Haxhiu tha se duhet të jemi të unifikuar ndaj reformës në drejtësi























