Rrahje mes zyrtarëve në Suharekë
BKT
Foto: RTK
Lajmi i Fundit

Rrahje mes zyrtarëve në Suharekë

Emine Hoti /RTKlive

Zyrtari për mërgatë në Komunën e Suharekës ka sulmuar të enjtën fizikisht një zyrtare në Drejtorinë e Urbanizmit.

Sipas njoftimit të policisë, deri te sulmi kishte ardhur pas një mosmarrëveshje verbale mes tyre.

Siç njofton policia viktima ka pranuar trajtim mjekësor.  

Ndërkohë, pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit