Dështon miratimi i Projektligjit për pagën minimale
Foto RTK
Lajme

Dështon miratimi i Projektligjit për pagën minimale

Afet BELA/ RTKlive

(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Projektligjin për pagën minimale. Arsye për këtë ka qenë mungesa e kuorumit të nevojshëm të deputetëve.

Gjatë votimit vetëm 51 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji, pesë kanë qenë kundër, ndërsa pjesa tjetër janë përmbajtur nga votimi, duke e pamundësuar kuorumin e duhur.

Ky projektligj pritet të hidhet në votim sërish në njërën nga seancat e ardhshme të Kuvendit.

Kuvendi aktualisht është në pauzë deri në orën 15:30.


Mospajtime për ndryshimin ligjeve që prekin pagën minimale dhe tatimet

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës plenare në të cilën po diskutohet ‘Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore’.

Mazhoranca ka thënë se ndryshimi ligjit do të jetë ndihmesë për punëtorët e Kosovës, ndërsa opozita ka kritikuar ndryshimet në këtë projektligj.

Murati: Ky projektligj hap rrugë për ndryshimin dhe rritjes së pagës minimale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka kërkuar mbështetje nga deputetët për ndryshimin e ligjit e që sipas tij do të jetë ndihmë për punëtorët e Kosovës.No description available.

“Ky projekt ligj hap rrugë për ndryshimin dhe rritjen e pagës minimale. Ky projektligj eliminon dy kuptimësinë, parasheh edhe lirimin nga tatimi deri në 250 euro dhe së tretit ky projektligj e ndryshon procedurën se si të vijë deri tek paga minimale. Ligji i ri ose ndryshim i ligjit, parasheh që me vendim nga ministri i financave, edhe në rast se bllokohet nga partnerët social”, tha ai, raporton RTKlive.

Muja: Rritja e pagës minimale do të prek mbi 120 mijë punëtorë

Kryetari i Komisionit për Buxhet Armend Muja tha se ndryshimi i ligjit do të jetë një ndihmë për qytetarët e Kosovës. “Rritja e pagës mesatare nuk përkon me shkallën e inflacionit, rritja e pagës minimale do të prek mbi 120 mijë punëtor.  Paga mesatare nuk është ndryshuar nga viti 2011. Edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas vit. Rritja e pagës minimale trajtohet në kuadër të ligjit”, tha Muja. No description available.Sipas tij me këtë ligj do të përfitojnë punëtorët e sektorit privat.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se PDK-ja e mbështet këtë projektligj, vetëm nëse nuk futen edhe veteranët e luftës dhe kategorive të tjera. No description available.“Ne kemi dashur t’i bëjmë kategorizimin e veteranëve të luftës, kemi kërkuar të zbatohet ky ligj që është në fuqi”, tha ai.

Hoti: Me ndryshim të këtij ligji nuk ka nevojë më të ketë për KES

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar këtë ndryshim të ligjit, sidomos kur ka të bëj me ndryshimin e ligjit për veteranët e luftës, i cili ligj pensionet prej 170 euro janë të lidhura me ligjin për pagën minimale në Kosovë. Sipas tij ndryshimi këtij ligji do të bëj që më nuk do të kemi nevojë për Këshillin Ekonomiko Social.No description available.

“Kompetent për pagën minimale është Këshilli Ekonomiko Social, nuk mund qeveria të ndryshoj këtë. Ligji i Punës që është në fuqi në NENIN 3 e përcakton saktë. Është gabim që ky ligj të shkoj përpara, ose të tërhiqet ose duhet të diskutojmë në Komision.

Berisha: Projektligji u bën të padrejtë veteranëve të luftës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar këtë projektligj për shkak se u bën të padrejtë veteranëve të luftës. Sipas tij ky synim i qeverisë është diskriminues nga luftëtarëve të lirisë. “Në këtë kuvend kjo kategori duhet të trajtohet, ne jemi kundër këtij projekt ligji”, tha ai.

No description available.