Përfaqësuesi i posaçëm i Gjermanisë vizitoi Manastirin e Deçanit
BKT
Lajmi i Fundit

Përfaqësuesi i posaçëm i Gjermanisë vizitoi Manastirin e Deçanit

B. Halimi / RTKlive

Përfaqësuesi i Posaqëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka vizituar dje Manastirin e Deçanit.

Ai është pritur nga Ati Sava Janjiç, ku është diskutuar për përmirësimin e jetës për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.   

“Kënaqësi të vizitoja Manastirin e Deçanit dje dhe të flisja me Atin Sava.  Trashëgimia kulturore e Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multietnike. Mezi pres që të vij prapë”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

Ndërkaq, për vizitën e Sarrazin ka shkruar edhe Manastiri i Deçanit në profilet e veta në rrjetet sociale.

“Manuel Sarrazin, i dwrguari i posacwm i Gjermanisw pwr Ballkanin perwndimor vizitoi Manastirin e Decanit. Igumeni Sava Janjic ndau me z. Sarrazin  dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë shqetësimin për mbrojtjen e kishës ortodokse serbe dhe diskutuan për përmirësimin e jetës për të gjitha komunitet".


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit