Ambasadori gjerman: Mezi po presim ta shohim Kosovën në KE
BKT
Foto RTK
Lajmi i Fundit

Ambasadori gjerman: Mezi po presim ta shohim Kosovën në KE

Afet BELA/ RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde, ka deklaruar se Kosova i takon Këshillit të Evropës.

No description available.Diplomati gjerman ka shkruar në rrjetin social “Twitter” duke e shpërndarë edhe shkrimin e kryeministrit Kurti në “Twitter”, i cili dje njoftoi se Gërvalla ka dorëzuar aplikimin në KE.

“Mezi po presim të shohim Kosovën si pjesë të familjes së Këshillit të Evropës, i cili punon për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në rrugëtimin e anëtarësimit”, ka shkruar Ambasadori gjerman në Kosovë Joern Rohde.No description available.

Ndryshe pas aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka pasur reagime të ndryshme, duke i dhënë mbështetje Kosovës për këtë proces.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit