Presidenti i Shqipërisë mirëpret aplikimin e Kosovë në Këshillin e Europës
BKT
Foto nga faqja e Metës në Facebook
Lajmi i Fundit

Presidenti i Shqipërisë mirëpret aplikimin e Kosovë në Këshillin e Europës

Afet BELA/ RTKlive

Kosova dorëzoi dje aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE-së që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.

"Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Europë", ka shkruar Meta në  "Facebook".


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit