Emisioni “Voyage” kalon në “Prime time” të RTK-së
Kulturë

Emisioni “Voyage” kalon në “Prime time” të RTK-së

Emisioni “Voyage”, në Radiotelevizionit të Kosovës të autorit Korab Lecaj, nga kjo e diel do të kalojë me transmetim në “Prime time”, në orën 20:05 minuta.

Po ashtu, ky emision, në të cilin trajtohen tema të kulturës, artit, historisë, histori-politikë, do të startojë në skemën e re programore të RTK-së, me skenografi të re.

Ndryshe,  në “Voyage”, këtë javë do të trajtohet tema “Beteja e Koshares në një dimension tjetër”, në dimensionin artistik.

Si është e mundur që shteti i Kosovës të përkrah një film artistik për njërën prej betejave më të lavdishme të UÇK-së?

Në studio do të diskutojnë, ish-komandanti i UÇK-së, që ka drejtuar betejën e Koshares, Rrustem Berisha, regjisori dhe skenaristi Fadil Hysaj si dhe aktori Lulzim Guhelli.