Xhoxhaj ndeshet për titull të"Wbo Inter-Continental", thotë se ia del
BKT
Lajmi i Fundit

Xhoxhaj ndeshet për titull të"Wbo Inter-Continental", thotë se ia del

Uran Krasniqi/RTKLive

Boksieri nga Prizreni, Armend Xhoxhaj është shprehur optimist se të shtunën do të mund të bëhet kampion botëror në boks. 

Ai ka folur për "Sport+" në RTK. 

"Gjithçka ka shkuar në rregull me përgatitjet. Jam përgatitur me boksierë të ndryshëm.Kundërshtarin e njoh dhe ai njihet si boksieri më i mirë i kategorisë, ka përvojë e teknikë. Ai ka deklaruar se do të bëjë çmos për të fituar. Tash mbetet të shihet në ring. Unë po pres të korrë një sukses dhe shpresoj që do t'ia dalë mbanë", ka thënë ai. "Çdo meç kam pasur përkrahje nga shqiptarët, por besoj që në këtë meç do të më mbështesin më shumë". 


Xhoxhaj të shtunën në Magdeburg do të ndeshet me gjermanin Roman Fress për titullin "Wbo Inter-Continental" . Aktualisht titullin e mbanë gjermani dhe kosovari do ta sfidojë atë. 


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit