16:34 / 13.05.2022
86 milionë euro nga Zvicra për projekte të ndryshme
Qëndresa Duraku-Xharra / RTK
Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore.
Këtë e kanë bërë të ditur ambasadori zviceran, Thomas Kolly dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ruth Huber, gjatë prezantimit të programit për vitin 2022-2025 në Kosovë.
“Kosova është bërë partner i Zvicrës dhe mendojmë që të vazhdojmë këtë miqësi, miqësi që kemi jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe në sfera të tjera”, deklaroi ambasadori Kolly.
Zviccrsa është një nga vendet që ka ndihmuar më së shumti Kosovën në trajtimin e ujrave dhe ambientit, përmes projekteve të ndryshme.

























