Përfundoi nata e dytë e "Festivalit Chopin Piano Fest"
Foto: Chopin Piano Fest
Kulturë

Përfundoi nata e dytë e "Festivalit Chopin Piano Fest"

Dafina Smajli/RTK

Kjo mbrëmje ishte e rezervuar për artistin nga Sllovenia Bernardo Brizani cili interpretoj ne Çello dhe pianistin tonë Misbah Kaçamaku.

Duo Brizani dhe Kaçamaku interpretuan vepra nga R.Schumann, L.W. Beethoven, F.Schubert, A Scriabin dhe në fund vepra” Dance of the Elves” nga kompozitori David Popper .

Mbrëmja  u mbajt në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare.

Bernardo Brizani është fitues i shumë çmimeve në muzikë vlen të përmendim çmimi i parë në Festivalin ndërkombëtare të muzikës  “Premio cittá” në Itali, konkursi ndërkombëtar ITHAKA, çmimin e artë në konkursin e 32-të të Muzikantëve të Rinj të Republikës së Sllovenisë .

Kurse pianisti Kaçamaku është pianist shumë aktiv në sferën artistike me interpretime  jo vetëm në vend por edhe jashtë vendit .

“Chopin Piano Fest” do të ketë koncertin e radhës me 14 Maj me ç’rast do të performoj Kuinteti nga Italia  i përbërë nga Epifanio Comis -piano, Vito Imperato -violinë, Giovanni Anastasio -violinë, Alberto Salmon -violë, Benedetto Muzone - Çello.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm