17:39 / 13.05.2022
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Kimete Kasumi/ RTKlive
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës.
Kjo mbledhje, sipas njoftimit, do të nis në ora 11:00, ndërsa në rend të ditës janë disa pika, në mesin e tyre edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
“Po ashtu në rend dite do të jetë edhe zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit”, thuhet mes tjerash në njoftim.























