19:17 / 13.05.2022
Përfunduan takimet në Bruksel, asnjë marrëveshje
Kimete Kasumi/ RTKlive
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel dhe rezultatet janë të përziera.
“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera.
Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë.
Puna do të vazhdojë” – ka shkruar Miroslav Lajçak në Twitter.