Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Korishës
BKT
Foto: RTK
Lajmi i Fundit

Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Korishës

Kimete Kasumi/ RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, permes një njoftimi për medie ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Korishës, në të cilën forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, e në mesin e tyre 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.

“Mizorinë e vetë forcat e regjimit gjenocidal e treguan duke ekzekutuar 14 fëmijë, pastaj gra, burra e pleq. Kjo ngjarje makabër përbën një pjesë të kujtesës sonë historike, të cilën nuk do ta harrojmë, por do të përpiqemi që e vërteta për të, të mbrohet kudo. Këto viktima meritojnë nderim, i cili vihet në vend me të vërtetën, ndërkaq e vërteta e do drejtësinë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për 77 të vrarët në Korishë”, thuhet në njoftimin nga Presidenca e Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit