22:27 / 13.05.2022
Ambasadat franceze e britanike mbështesin aplikimin e Kosovës në KE
Muharrem Miftari/RTKLive
Ambasadat britanike e franceze kanë reaguar lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Sipas ambasadës franceze, aplikimi për anëtarësim në KE është e drejtë sovrane e Kosovës, duke bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në afrimin e tyre për një stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, duke u përmbajtur nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione.
Ndërkaq Ambasada britanike, duke i dëshiruar suksese Kosovës, deklaroi se aplikimi për anëtarësim në KE është një sinjal i mirëseardhur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të saj.