Policia kufitare ia gjen 41 mijë euro të padeklaruara
Foto: Policia e Kosovës/Facebook
Lajmi i Fundit

Policia kufitare ia gjen 41 mijë euro të padeklaruara

Kimete Kasumi/RTKlive

Sot në orët e pasdites në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policorë kufitarë, gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjet, kanë hasur në një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas disa dyshimeve, vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

I dyshuari kishte deklaruar se  ka të holla me vete, por nuk kishte treguar shumën e tyre.

Zyrtarët policorë dhe ata doganorë janë marrë me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar 41.750 euro.

Sipas Policisë së Kosovës, për rastin është njoftuar Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, ku është iniciuar rasti mosdeklarim i parave.

Rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.


MË SHUME NGA Lajmi i Fundit