USAID dhuron 270 frigoriferë dhe ngrirës për ruajtjen e vaksinave
Venera Adili/RTK
Frigoriferë dhe ngrirës për të përforcuar sistemin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave në Kosovë u janë dorëzuar sot Qendrave të Kujdesit Shëndetësor nëpër të gjitha komunat e Kosovës, si donacion nga UNICEF-i dhe USAID.
Me këtë rast të gjitha palët bënë thirrje për vaksinim kundër Covid-19 frigoriferë që shërbejnë për përforcimin e sistemit të zinxhirit të ftohtë të vaksinave do të jenë në shfrytëzim nga institucionet shëndetësore në Kosovë.
Të njëjtit janë donacion nga organizatat ndërkombëtare e që do të të rrisin kapacitetin e ruajtjes së vaksinave në të gjitha nivelet. Dafina Gexha-Bunjaku, Zv. Ministre e shëndetësisë, tha se këto pajisje do të rrisin kapacitetin e ruajtjes së vaksinave në të gjitha nivelet nga IKSHPK deri tek QKMF dhe qendrat e vaksinimit në të gjitha komunat e Kosovës.
Izet Sadiku, Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prishtinës u shpreh se Donacioni i sotëm krijon zinxhirin e ftohtë të vaksinave që një proces shumë i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe ne e dimë që fokusi kryesor i mjekësisë familjare është parandalimi i sëmundjeve ngjitëse.
Për donatorët dorëzimi i këtyre frigoriferëve dhe ngrirësve është një hap i rëndësishëm në forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ndërsa Zeinah Salahi, drejtoresha e USIAD-it në Kosovës shtoi se sot ne po shpërndajmë pajisje, të cilat janë thelbësore për marrjen e sigurt të vaksinave kundër Covid-19 për të gjithë njerëzit në vend që kanë nevojë për to.
“Donacioni i pajisjeve nuk ndihmon vetëm procesin e vaksinimit kundër Covid-19, por ndihmon cilindo nga programet e imunizimit”, tha Nona Zicherman, Drejtoresha e UNICEF-it në Kosovë .
Ky donacion do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e mbulimit rutinë të vaksinimit për fëmijët, si dhe në ruajtjen e shkallës së vaksinimit kundër COVID-19.
Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit kundër Covid-19.