Meta: Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen
Lajme

Meta: Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se Kosova sot mishëron plotësisht parimet themelore të KE-së që lidhen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor .

"Duke mbështetur plotësisht Kosovën në këtë proces, u bëj thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të mobilizohen dhe të bëjnë çdo përpjekje për ta kthyer këtë mundësi historike në sukses. Kosova anëtare e KE do të jetë një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë dhe demokracinë në rajonin tonë dhe Evropë", ka thënë presidenti shqiptar, Ilir Meta.