10:50 / 14.05.2022
Sarrazin: Kosova është në zemër të Evropës
Jeton Musliu / RTKlive
Kosova ka marrë mbështetjen e dy shteteve të fuqishme, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
I dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili një ditë më parë ishte për vizitë në Kosovë konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Qëndrimi i Gjermanisë është i qartë: Kosova është në zemër të Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës. Dje e sigurova ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz se kanë mbështetjen tonë për anëtarësim”, shkruan Sarrazin në Twitter.
Sarrazin një ditë më parë është takuar në Prishtinë me ministrin e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.