12:15 / 14.05.2022
AAK kërkon të mbështetet iniciativa për tërheqje të Trustit
Qëndresa Duraku-Xharra / RTK
Grupi Parlamentar i AAK-së në një konferencë për medie kanë folur për ligjin e pagës minimale.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kërkuar nga shumica parlamentare që të reflektojë dhe të mbështesë iniciativën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Tahiri tha se AAK-ja kërkon nga shumica parlamentare që të reflektojë seriozisht dhe të mbështesin iniciativën e tërheqjes së trustit pasi ato janë para të qytetarëve të Kosovës
Ai po ashtu tha se Trusti është një domosdoshmëri për njerëzit në nevojë.
“Ne dje kemi votuar kundër pasi ne duam që në mes të dy leximeve të ngritët paga minimale dhe disa kategori të vendosen në barazi të pagës minimale”, u shpreh Tahiri.